​Shpejtim Bulliqi viziton Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lluzhan

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi ka vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lluzhan, farmacitë private që ndodhen përreth si dhe disa klinika private në Podujevë.

Ai gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar edhe nga ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, deputetët Fitim Haziri dhe Saranda Bugujevci si dhe asamblistët Adelina Stublla dhe Pajtim Balaj.

“Me personelin shëndetësor diskutuam për sfidat që po përballen këtyre ditëve në luftën kundër COVID-19. Ndaj tyre shprehëm mirënjohje të madhe për punën e pakursyer që po bëjnë si dhe bashkëpunim për ta mposhtur virusin e padukshëm”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Ngjarja paraprake

Kaos në kombëtaren europiane

Ngjarja e ardhëshme

Maluma zgjodhi një ngjyrë flokësh aspak të zakontë dhe duket kaq interesant

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian