​Rezulton pozitiv me Covid-19, Shqipëria humb shtyllën kryesore të ekipit para ndeshjes ndaj Bjellorusisë

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, humbet ndeshjen ndaj Bjellorusisë pasi ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se futbollisti është njohur me rezultatin e tamponit gjatë mbrëmjes dhe është karantinuar menjëherë.

Njëkohësisht, njoftohet se të gjithë lojtarët e tjerë dhe stafi teknik i Kombëtares, të cilët i janë nënshtruar tamponëve sot (sipas protokollit një ditë përpara ndeshjes), kanë rezultuar negativë. Hysaj do ta kryejë karantinën në Shqipëri derisa të rezultojë negativ.

Ngjarja paraprake

Si të përdorni qumështin për flokë të drejtë?

Ngjarja e ardhëshme

Rifillon bashkëpunimi ndërmjet Autoritetit Palestinez dhe Izraelit

të fundit nga

Temb tifozët

Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta ka dhënë një intervistë për La Vanguardia,

AlbanianEnglishMacedonian