​Reja tregon pengun nga lista e lojtarëve të ftuar dhe kërkon që ndeshja me Anglinë të luhet me tifozë

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë Eduardo Reja sot ka bërë publike listën prej 28 lojtarëve të ftuar për tri ndeshjet kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”

𝙆𝙪𝙦𝙚𝙯𝙞𝙣𝙟𝙩ë 𝙙𝙤𝙩ë 𝙡𝙪𝙖𝙟𝙣ë 𝙣ë 𝙩𝙧𝙖𝙣𝙨𝙛𝙚𝙧𝙩ë 𝙣𝙙𝙖𝙟𝘼𝙣𝙙𝙤𝙧𝙧ë𝙨𝙢ë 25 𝙢𝙖𝙧𝙨, 𝙣𝙙ë𝙧𝙨𝙖𝙢ë 28 𝙢𝙖𝙧𝙨𝙥ë𝙧𝙛𝙖𝙦ë𝙨𝙪𝙚𝙨𝙟𝙖𝙠𝙪𝙦𝙚𝙯𝙞𝙙𝙤𝙩ë 𝙥𝙧𝙚𝙨ë 𝘼𝙣𝙜𝙡𝙞𝙣ë 𝙣ë 𝙏𝙞𝙧𝙖𝙣ë. 𝙏𝙖𝙠𝙞𝙢𝙞𝙞𝙩𝙧𝙚𝙩ë 𝙙𝙤𝙩ë 𝙡𝙪𝙝𝙚𝙩𝙢ë 31 𝙢𝙖𝙧𝙨𝙣𝙙𝙖𝙟𝙎𝙖𝙣𝙈𝙖𝙧𝙞𝙣𝙤𝙨𝙨ë𝙧𝙞𝙨𝙝𝙣ë 𝙩𝙧𝙖𝙣𝙨𝙛𝙚𝙧𝙩ë.

Duke folur për listën e lojtarëve të ftuar, Reja ka përmendur prurjet e reja në kombëtare si Bajrami, Mitaj, Kamberi, Kollkau e të tjerë duke i dhënë edhe arsyet se pse ata janë ftuar.

Reja: Këto janë prurjet e reja në kombëtare

“Ka disa emra të rinj, për shembull Nedim Bajrami, i cili për herë të parë i bashkohet grupit. Është një lojtar i cili po paraqitet mjaft mirë tek Empoli. Prej një viti kemi qenë në kontakt me të dhe tani ka vendosur të jetë pjesë e Kombëtares sonë, të shpresojmë që do të na ndihmojë. Një tjetër është Mario Mitaj, një djalë i ri dhe me potencial që ka spikatur me AEK-un e Athinës në Greqi, ka mundësi të përmirësohet edhe më shumë, por ndërkohë do të fillojë të jetë pjesë e Kombëtares A në mënyrë që të nisë të ambientohet për të ardhmen, sepse është ende shumë i ri. Më pas kemi Çokajn, Kallakun, të gjithë lojtarë të ekipit Kombëtar U-21 dhe gjithashtu Kamberi, i cili për arsye të ndryshme, në fillim prej Covid-19 dhe më pas për shkak të kufizimeve në mbarë Europën, me klubet që i pengonin lojtarët të grumbulloheshin me kombëtaret, nuk e kemi patur në dispozicion më parë, por mendoj se ka ardhur momenti i duhur dhe tani më në fund mund ta shohim në aksion me ne. Në Skoci ka bërë disa ndeshje të shkëlqyera, kështu që është edhe në parametra të mirë fizikë. Është rikthyer pas disa kohësh, Ajeti, i cili po luan mjaft mirë vazhdimisht si titullar me klubin në Itali dhe është në kushte optimale. Vjen për të zëvendësuar Dermakun, i cili sapo është rikuperuar nga dëmtimi, por ka luajtur vetëm 5 minuta javën e kaluar dhe nuk është ende në gjendjen e duhur fizike. Sigurisht është i mirëpritur në të ardhmen. Pra, do të shohim Ajetin, i cili është në formë. Pjesën tjetër i njihni pak a shumë të gjithë, këto janë pak a shumë prurjet e reja.

Më tutje Reja kë thënë se i vie keq që nuk janë ftuar disa lojtarë të cilët kanë dhënë shumë kombëtares por qe kishte nevojë për prurje të reja dhe cilësore si Kamberi, Manaj e Broja.

Reja: Duhej të krijoja hapësirë për lojtarë të rinj

Sigurisht, më vjen shumë keq, sepse ne kemi një listë me 28 lojtarë dhe më është dashur të lë jashtë lojtarë si Bekim Balaj në veçanti, i cili i ka dhënë shumë Kombëtares, por më duhet të krijoj hapësira për lojtarë më të rinj. Për shembull Uzuni po paraqitet mirë, po ashtu Kamberi, Manaj, Broja, i cili ka bërë paraqitje të mira me ne dhe me klubin në Holandë dhe duhet t’u krijoj hapësira të gjithëve. Natyrisht, lojtarët e lënë jashtë nuk janë braktisur, thjeshtë për këtë cikël ndeshjesh janë lënë jashtë, por janë pjesë e grupit të madh prej 38 lojtarësh që ne kemi. Do të duhej t’i grumbulloja të gjithë, por është e pamundur. Tani do të nis të shoh këta të rinj në mënyrë që t’i përfshij gradualisht nëse do të kemi mundësi ta bëjmë këtë. Edhe Balaj, të cilën nuk e kemi marrë për këto ndeshje, e kemi në plane dhe do ta ftojmë sërish në ndeshjet e tjera.”, tha Reja

Në fund trajneri i Kombëtares së Shqipërisë kërkoi që ndeshje me Anglinë të zhvillohet me së paku 30% të tifozëve të pranishëm pasi kështu edhe mund të ruhet distanca e kërkuar.

Reja: Ndeshja me Anglinë të zhvillohet me tifozë

“Jam pro kësaj kërkese. Për më tepër me 30% të kapacitetit te stadiumit është e mundur të ruhet dhe distanca fizike e nevojshme dhe nuk do të kishte rreziqe. E imagjinoni nëse do të kishte disa tifozë në një ndeshje me Anglinë dhe kënaqësinë e madhe që do të kishin futbollistët, që më fund do të shohin pak spektatorë në tribuna, të cilët do të kritikonin, do t’i motivonin, për të marrë pjesë në ndeshje, sepse futbolli pa publik nuk mund të ekzistojë. E kemi parë që djemtë janë mësuar tashmë të luajnë pa tifozë, por ndeshja me spektatorë ka një shije tjetër. Shpresoj të bëhet i mundur ky lëshim, pasi do të ishte një rezultat i shkëlqyer. Por kam parë edhe vende të tjera që kanë bërë të njëjtën kërkesë, madje edhe në Itali kanë kërkuar që te këtë tifozë në stadiume. Nëse ka vende të tjera që e pranojnë këtë gjë do të ishte mirë që edhe Shqipëria ta pranonte një kërkesë të tillë.”, përfundoi Reja.

Ngjarja paraprake

Prostitutat e Shkupit në hall: Pandemia na shkatërroi…

Ngjarja e ardhëshme

Ugandë, gjenden 6 luanë të ngordhur në një park të famshëm

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian