​Reja pas ndeshjes: Ikim nga kjo ndeshje të penalizuar

Edy Reja sigurisht që nuk ishte i kënaqur me rezultatin përfundimtar të sfidës me Kazakistanit, por ka parë gjëra pozitive, që do t’i shërbejnë për ndeshjet e ardhshme. Në lidhjen e drejtpërdrejt me emisionin “Kuqezi”, italiani u shpreh:

“I patëm rastet, por nuk arritëm të shënonim. Bëmë një ndeshje të mirë. Broja dhe Kallaku bënë paraqitje të mira. Në përgjithësi, kemi bërë paraqitje të mirë, por nuk konkretizuam dot. Po të kishim pak më shumë eksperiencë, mund të kishim bërë më mirë. Më vjen keq për Seferin dhe Brojën që mund të kishin shënuar. Duhet ta kuptojmë skuadrën.”

I pakënaqur me 1 pikë: “Nuk jam i kënaqur me 1 pikë. Nëse e keni parë ndeshjen, kemi bërë disa raste për shënim. Nëse nuk shtyjmë shumë nga mesfusha në sulm, do të hasim vështirësi në finalizim. Patëm shumë vështirësi pasi patëm shumë mungesa të rëndësishme. Ishin 10 lojtarë që i njihja shumë pak. Duhet pasur parasysh paraqitja. Kemi edhe ndeshje të tjera, do të përpiqemi të marrim maksimumin në ndeshjet e tjera.”

Mungesa e grintës: “Grinta nuk blihet në farmaci. Nëse dikush e ka, e ka dhe kaq. Krijuam shumë raste për gol. Ikim nga kjo ndeshje të penalizuar. Lojtarët e rinj duhet të rriten. Na mungoi vetëm konkretizimi. Deri diku jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.

Mungesa e Cikalleshit dhe Balajt: Janë gjëra që kanë kaluar, duhet të flasim për ndeshjen. E kam shpjeguar edhe më parë në konferencën për shtyp.

Ngjarja paraprake

Anglia më e mirë se Belgjika, Kroacia se Suedia 

Ngjarja e ardhëshme

Tayna ka një mesazh të rëndësishëm për fansat e saj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian