​Reçica marrëveshje bashkëpunimi me UP për angazhimin e studentëve në praktikë profesionale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti, sot kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila ua mundëson studentëve të Fakultetit Filozofik, Departamentit të Punës Sociale realizimin e programit të praktikës në punë, gjatë studimeve të tyre, përmes angazhimit në Qendrat për Punë Sociale dhe në qendrat rezidenciale për të moshuarit dhe qendrat rezidenciale të aftësisë së kufizuar.

Marrëveshja parasheh për një vit angazhimin në praktikë në punë nga 80 deri 100 studentë të diplomuar në Departamentin e Punës Sociale dhe në disa drejtime tjera që kanë kualifikimin adekuat në ofrimin e shërbimeve sociale. Këta studentë do të kenë mundësi të përmbushin edhe kriteret për t’u licencuar si ofrues individual të shërbimeve sociale nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, jam i përkushtuar që me programe si kjo të vazhdojmë edhe në të ardhmen, me qëllim të angazhimit të studentëve, të papunëve si dhe personave të pakualifikuar në masa aktive të tregut, duke iu mundësuar praktikë në punë, aftësim e trajnime profesionale, grante për biznese të vogla vetanake, etj”, ka thënë ministri Reçica.

Ngjarja paraprake

Atmosferë festive në shtëpinë e Kledi Bahitit, producenti ndan imazhin e bukur familjar

Ngjarja e ardhëshme

Komuna do ta mbështes financiarisht Vëllaznimin 

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian