​Reagon FBK: Nuk do të ketë tifozë në ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës

Gjatë ditës së sotme klubi i basketbollit Golden Eagle Yllit përmes një njoftimi në faqen zyrtare bëri të ditur se në ndeshjet e Final 8 të Kupës së Kosovës do të jenë të pranishëm deri në 200 shikues dhe se kjo është arritur në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Por, kjo është mohuar nga FBK-ja duke thënë se nuk ka ndonjë zhvillim të ri në këtë drejtim pasi rekomandimet e institucioneve shëndetësore nuk e lejojnë një gjë të tillë.

Në një prononcim për KosovaPress, Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku tha se deri më tani nuk kemi marrë përgjigje pozitive rreth kësaj çështje.

“E kam parë njoftimin e klubit nga Suhareka por nuk e di se ku janë bazuar. Në kërkesën tonë drejtuar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ata na kanë bërë me dije duhet t’iu referohemi rekomandimeve qe janë në fuqi për momentin dhe ato nuk na e mundësojnë që të pranojmë tifozë brenda sallave. Prandaj nuk ke asgjë të konfirmuar deri më tani sa i përket kësaj çështje.”, ka deklaruar Dushku për KosovaPress.

Ngjarja paraprake

Janë hospitalizuar 15 pacientë të rinj në kovid qendrat në Shkup

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

Danimarkë, organizohet protestë kundër masave anti-COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian