​Probleme për Liverpool-in para ndeshjes në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig

Ashtu si viti 2020 që ishte i vështirë për botën e futbollit, për shkak të pandemisë Covid-19, njëjtë po del të jetë edhe viti 2021.

Së paku për gjigantin anglez Liverpool, pasi që është duke pasur probleme të futet në Gjermani për të zhvilluar ndeshjen e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve kundër RB Leipzig.

Mediat gjermane kanë raportuar pak çaste më parë se Liverpooli ka bërë një kërkesë speciale për tu futur në Gjermani për zhvillimin e ndeshjes së parë me klubin gjerman.

Por kjo kërkesë e kampionëve në fuqi të Premier Ligës është refuzuar nga shteti gjerman, pasi që e ka futur Britaninë e Madhe në zonën e kuqe, për shkak të numrit të madh të rasteve me variantin e ri të Covid-19.

Opsioni i parë është që ndeshja e parë të zhvillohet në “Anfield”, por që kjo është refuzuar nga Liverpooli.

Si opsion i dytë është që ndeshja mes Leipzig dhe Liverpool të luhet në St. Petersburg të Rusisë ose Budapest të Hungarisë, vende këto që kanë më pak raste me COVID-19.

Dy klubet janë në kontakt të vazhdueshëm me shtëpinë e futbollit evropian UEFA-n dhe dy federatat angleze dhe gjermane për ta gjetur opsionin më të mirë, që kjo përballje të zhvillohet.

Ngjarja paraprake

Lajm i mirë: Gjilani kalon në zonën e gjelbër

Ngjarja e ardhëshme

Smartfoni koncept i Xiaomi ka ekran që mbulon të gjitha skajet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian