​Po shkëlqen me Interin, gjiganti evropian e do Romelu Lukakun

Sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme në Serie-A dhe deri më tani ka realizuar shtatë gola në nëntë ndeshje.

Forma e tij e mirë me “Neroazzurrët” ka bërë që ai të tërheq interesimin nga disa skuadra të mëdha evropiane.

Sipas “The Telegraph”, janë drejtuesit e Manchester Cityt ata të cilët kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit nga Belgjika.

Madje, mësohet se “Cityzens” kishin kontaktuar me Interin në afatin kalimtar të verës së kaluar për të parë mundësine e transferimit të tij në “Etihad” stadium.

Romelu Lukaku u transferua te Interi nga Manchester United për 90 milionë euro.

Ngjarja paraprake

“Vajza më me fat në botë”- Çfarë bëri Anwar Hadid që Dua Lipa t’i dedikonte këto fjalë romantike?

Ngjarja e ardhëshme

Media serbe: Blinken sekretar i shtetit është lajm i mirë për Serbinë

të fundit nga