​Pjaniç flet për ndeshjet ndaj Real Madridit dhe Juventusit

Miralem Pjaniç ka deklaruar se ballafaqimi me Juventusin do të jetë mjaftë i vështirë në javën e ardshme në Ligën e Kampionëve, si dhe ka shtuar se kartoni i kuq ndaj Gerrard pique ishte i tepërt, raporton KosovaPress.

Mesfushori, i cili iu bashkua Barcelonës gjatë verës së kaluar nga Juventusi, do të rikthehet në “Alianz Stadium” më 28 tetor për t’u përballur me “Zonjën e Vjetër.”

“Ne po mendojmë për “El Clasicon”, ndeshjen tonë të radhës, pastaj do të kthehemi te Juventusi.”, tha Pjanic për faqen zyrtare të UEFA-së pas fitores ndaj Ferencvaros me rezultat 5-1 në “Camp Nou”

“Do të jetë e rëndësishme por edhe e vështirë, por ne jemi gati.”, shtoi ai.

“Catalanasit” do të jenë pa shërbimet e Gerrard Pique në ndeshjen e radhës në Champions League, pasi ai u ndëshkua me karton të kuq natën e kaluar.

“Mendoj se ishte i tepruar. Ishte lajmi i vetëm i keq i mbrëmjes, por duhet ta pranojmë.”, tha në fund reprezentuesi nga Bosnja.

Ngjarja paraprake

Metodat praktike dhe mjaft efektive për një larje të përsosur të atleteve

Ngjarja e ardhëshme

Tanin: Domosdoshmëria për “solidaritet global” nuk ka qenë asnjëherë më e qartë në historinë e OKB-së

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian