​Pioli pas humbjes nga Juventusi: Jemi pretendent për titull

Stefano Pioli këmbëngul se Milani dëshmoi se ata janë pretendent për titull në humbjen e mbrëmjes së sotme 3-1 ndaj Juventusit në “San Siro”.

“Rossonerët” panë fundin e tyre në 27 raunde të Serie A pa humbje, pasi kjo ishte humbja e tyre e parë që nga muaji Mars 2020.

Sidoqoftë, ata mbeten në krye të tabelës, sepse Interi gjithashtu u mund 2-1 nga Sampdoria.

“Ne duhet të heqim kapelet tona dhe t’u japim meritë kundërshtarëve tanë që arritën të na mposhtin”, tha Pioli për “Sky Sport Italia”.

“Ne bëmë atë që na duhej, krijuam shanse dhe në mënyrë të pashmangshme i lejuam edhe atyre disa, por pasi pësuam për herë të dytë, u bë më e vështirë të ktheheshim në lojë.”

“Ne do të vlerësojmë disa situata mbrojtëse ku mund të kemi bërë më mirë, por ekipi iu qas kësaj loje me bujari, vendosmëri dhe përqendrim. Ne dëshmuam se jemi kandidat për titull në këtë edicion.”, tha në fund Pioli.

Ngjarja paraprake

Pse meshkujt ia kanë frikën lidhjes serioze?

Ngjarja e ardhëshme

Washington: Vendoset gjendja e shtetrrethimit, zgjat deri në 06:00 të mëngjesit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian