​Përfundon afati, katër subjekte politike aplikojnë për zgjedhjet në Mitrovicë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për çertifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.

Gjatë periudhës së aplikimit (21 – 30 tetor) kanë aplikuar 4 subjekte politike.

“Lista serbe, Milan Radojeviq, kandidati i pavarur Dushan Milunoviq, Partia Demokratike e Kosovës, me kandidatin Florent Azemi dhe Lëvizja Vetëvendosje me Erdan Atiq”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Ngjarja paraprake

“Do përzgjedhim kush do trajtohet”- Rama i del në krah Manastirliut

Ngjarja e ardhëshme

Klopp jep detaje për gjendjen e Thiago dhe Keita

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian