​PDK: Qeverisjet e LDK dhe VV pa vizion për Prishtinën, çdo vit i tepron buxheti

Partia Demokratike në Prishtinë ka adresuar kritika rreth buxhetit komunal të Prishtinës, i miratuar ditë më parë si dhe për mungesën e vizionit që po përcjellë çdo buxhet nga të gjitha partitë që kanë udhëhequr deri më tash me kryeqytetin.

Deputetja Eliza Hoxha në një konferencë për media tha se që nga shpallja e pavarësisë, por edhe më herët, ka pasur një buxhet të Prishtinës të dizajnuar për komunën, por jo edhe për qytetarët.

“Buxheti i Prishtinës tradicionalisht nuk përmbush nevojat e qytetarëve, të familjeve, prindërve, fëmijëve, dhe gjyshërve tanë. Si pasojë, kemi një Prishtinë të paorganizuar dhe jo funksionale që në vend se të na lehtësojë, ajo na ka rënduar jetën e secilit prej nesh,” tha ajo.

Sipas PDK-së, buxheti i komunës së Prishtinës nuk ka paraparë asnjë vijë buxhetore për përballjen me koronavirus.

“Ndërmarrësit e Prishtinës edhe njëherë do të jenë të vetëm në ballafaqim me krizën, pasi që asnjë linjë buxhetore nuk është ndarë për ta. Përkundrazi, kemi zvogëlim të buxhetit për zhvillim ekonomik nga 500 mijë në 100 mijë euro”, tha Hoxha.

Sa i përket realizimit të buxhetit ndër vite, Leutrim Retkoceri, asamblist i PDK në Prishtinë, tha se Prishtina që nga paslufta është kampione e tepricave buxhetore.

“Për shkak të planifikimeve të dobëta nga të gjitha qeveritë e deritanishme në Prishtinë, si nga LDK e po ashtu nga Vetëvendosje, mesatarisht 20% e buxhetit apo rreth 17 milionë euro i humbin Prishtinës në suficit çdo vit”, u shpreh ai.

Ngjarja paraprake

Zgjerohet harta e shkollave të infektuara: Një mësues e një nxënës me koronavirus në Berat

Ngjarja e ardhëshme

Shkoi me dhimbje koke në spital, tronditet kur kupton çka kishte brenda

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian