​O’Brien: Trump dëshiron të dalë nga spitali, por dita e shtatë mbetet kritike

Presidenti i SHBA-së Donald Trump po ndihet shumë mirë dhe dëshiron të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, por pavarësisht kësaj ai do të vazhdojë të qëndrojë në spital, tha sot këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë.

“Unë fola me shefin e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë këtë mëngjes Mark Meadows dhe lajmi i mirë është se presidenti ndihet shumë mirë dhe dëshiron të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, por mendoj se ai do të qëndrojë në Walter Reed edhe për një kohë”, tha Robert O’Brien në emisionin ‘Face the Nation’ të CBS.

Trump po trajtohet në Spitalin Ushtarak Walter Reed jo shumë larg Uashingtonit. O’Brien, i cili vetë ishte infektuar me koronavirus gjatë verës, tha se dita e shtatë dhe e tetë e sëmundjes janë kritike dhe se mjekët duan të jenë pranë presidentit.

Ai shtoi se Trump do të ketë një njoftim mbi sigurinë kombëtare në një distancë më vonë gjatë ditës.

I pyetur nëse po diskutohet një zëvendësim i mundshëm i Trump nëse ai nuk është në gjendje të kryejë detyrat e tij, ai mohoi një gjë të tillë.

Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows tha më parë se gjendja shëndetësore e presidentit të premten ishte dukshëm më e keqe sesa u njoftua së pari, duke shtuar se mjekët rekomanduan që të transferohej në spital për shkak të etheve dhe rënies së niveleve të oksigjenit në gjak, dhe se ai tani është mirë.

Trump u transferua me helikopter nga Shtëpia e Bardhë në Walter Reed, jo shumë larg Uashingtonit, të premten, rreth orës 17.00, pasi ai njoftoi se ishte i sëmurë.

Ngjarja paraprake

Si paraqitet situata në spitalet Covid/ 20 pacientë në terapi intensive

Ngjarja e ardhëshme

Ligësia është çështje karakteri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian