​Obama: S’do të jem pjesë e administratës Biden – do të më braktisë gruaja

Ish-presidenti i
SHBA-së, Barack Obama nuk do të pranojë një vend në administratën e
ish-zëvendëspresidentit të tij dhe tani president i zgjedhur, Joe Biden, transmeton
Gazeta Sinjali.

Në një intervistë sot për CBS, duke iu përgjigjur pyetjes se
si do ta ndihmojë Biden kur ai të marrë detyrën në janar, ai tha se Biden nuk
ka nevojë për këshillën e tij.

“Unë do ta ndihmoj në çdo mënyrë të mundshme. Nuk e kam
ndërmend të filloj papritmas të punoj si një anëtar i kabinetit të Shtëpisë së
Bardhë ose diçka si kjo”, tha Obama.

I pyetur nëse do të merrte parasysh një post në administratë, ai tha se nuk do të bënte kurrë disa gjëra pasi gruaja e tij Michelle do ta linte menjëherë.

/Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Kjo ngjan në Kosovë, tetë ndeshje pa humbje, shkarkohet trajneri

Ngjarja e ardhëshme

Turqia raporton 3.223 raste të reja dhe 2.561 të shëruar nga COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian