​Ngjarjet e datës 3 gusht

Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës mbi punën 100-ditore të Qeverisë Kurti. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë shënojnë hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. (Parku i Gërmisë te fusha e basketbollit, pranë Qendrës Rekreative, ora 10:00-12:00).

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Kompanisë “Telekomi i Kosovës” për vitin 2020. Të ftuar: kryeshefi ekzekutiv dhe Kryesuesi i Bordit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Mbahet tryeza e diskutimit “Gjuha e Urrejtjes dhe Parandalimi”, organizuar nga ATRC në bashkëpunim me CSGD. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Bordi dhe menaxhmenti i KOSTT raporton në Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me organizmin e brendshëm dhe zbatimin e projekteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku raporton në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 11:00)

Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencë për media. (Sheshi “Shatërvan”, Ura e Arastës, Prizren, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 14:00)

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

"Stambolli digjet dhe zuska krihet" Vasili: Shqipëria në flakë drejtori i Emergjencave Civile në plazh

Ngjarja e ardhëshme

Roma kompleton transferimin e Shomurodov

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian