​Në ShSKUK : 36 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë

Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitale përgjithshme po trajtohen 734 pacientë të infektuar me COVID-19.

611 janë konfirmuar me Sars COV-2 pozitivë, ndërsa 36 pacientë janë në gjendje më të rënduar shëndetësore.

Nga Shërbimi Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), kanë njoftuar se në QKUK janë të shtrirë 303 pacientë, prej tyre 15 në gjendje të rëndë.

Në Klinikën infektive janë të shtrirë 110 pacientë.

Raporti i plotë i ShSKUK-së:

COVID 19: Në ShSKUK po trajtohen 734 pacientë

Nga raportimet e datës 21 prill 2021, të klinikave Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe repartet e spitaleve të përgjithshme, janë duke u trajtuar 734 pacientë.

611 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë,

36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

590 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 303 pacientë

15 prej tyre në gjendje të rënduar

244 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

261 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive 110 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 66 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno) 24 pacientë

Klinika e Pulmologjisë me 83 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë, + 3 pacientë në njësinë intensive të Klinikës Infektive

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 431pacientë

21 prej tyre në gjendje të rënduar

367 të konfirmuar pozitivë

329 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit,57 pacientë

Spitali i Gjakovës, 77 pacientë

Spitali i Pejës, 96 pacientë

Spitali i Gjilanit, 81 pacientë

Spitali i Ferizajt, 59 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 45 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 16 pacientë

Ngjarja paraprake

Arsenal është në bisedime...

Ngjarja e ardhëshme

“Ta ngriti famën Mozziku”, Getinjo ia mbyll gojën ndjekëses

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian