​Mourinho ka një mesazh direkt për Gareth Bale

Menaxheri i Tottenhamit, Jose Mourinho thotë se ai nuk do ta dorëzojë thjesht sulmuesit Gareth Bale shanset për të luajtur, duke këmbëngulur se i huazuari nga Real Madridi duhet të luftojë dhe ta meritojë shansin për të luajtur.

Bale u bashkua me “Spursat” në verë si huazim, por deri më tani ka dështuar për të dhënë kontributin e pritur nga ai.

Bale është shfaqur vetëm katër herë në Premier League, edhe pse ai ka luajtur më shpesh në Europa League këtë sezon.

Ai gjithashtu mund të jetë pjesë e ekipit të “Spursave” për t’u përballur me Wycomben këtë javë në FA Cup, por Mourinho thotë se Bale duhet të fitojë mundësitë e tij ashtu si çdo lojtar tjetër në ekip.

“Unë nuk mund t’u jap lojtarëve minuta, minutat në fushë nuk janë diçka që mund t’i jap, kështu që nuk po shkoj në këtë drejtim,” tha Mourinho.

“Ne të gjithë i dimë vështirësitë që ai kishte për disa sezone, të gjithë e dimë që ai erdhi i dëmtuar. Gjëja më e rëndësishme për të është të jetë konsistent, të stërvitet pa ndonjë problem dhe kur një lojtar është i qëndrueshëm në stërvitje, me intensitet i lartë dhe pa ndonjë problem, atëherë lojtari është i gatshëm për të luajtur.”, tha në fund Jose Mourinho.

Ngjarja paraprake

MPB:  Gjobiten 420 persona mos mbajtje të maskës

Ngjarja e ardhëshme

S’ka distancë as në vendin më të rrezikshëm nga COVID-19 në QKUK

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian