​Ministrja Dumoshi ndan 150 certifikata për të rinjtë në ndërmarrësi

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka ndarë sot në Universitetin ‘Isa Boletini’ të Mitrovicës 150 certifikata të rinjve mitrovicas, përfitues të trajnimit për ndërmarrësi, që është financuar nga Agjencia për Zhvillim Rajonal Veri dhe është mbështetur nga MKRS.

Dumoshi me këtë rast u shpreh e lumtur që të rinjtë përfitojnë nga trajnimet për ndërmarrësi, duke thënë se këto trajnime iu mundësojnë atyre njohuritë e duhura për t’u shndërruar në ndërmarrës të suksesshëm.

Sipas saj, shoqëria ka nevojë për ngritjen e kapaciteteve pasi pa kapacitete të përgatitura, nuk ka as zhvillim ekonomik. Ajo potencoi se shuma prej 5 milionë eurove, të cilën Qeveria e Kosovës e ka paraparë për rimëkëmbje ekonomike, një milion i dedikohet rinisë, dhe kjo siç u shpreh ajo, do të përkthehet në punësim.

Dumoshi: Zhvillimi ekonomik nuk bëhet nëse nuk kemi kapacitete të përgatitura

“Ne kemi nevojë për ngritjen e kapaciteteve tona. Zhvillimi ekonomik në asnjë mënyrë nuk bëhet nëse nuk i kemi kapacitetet e përgatitura. Andaj, ka qenë një rast shumë i mirë që edhe në kohë pandemie programi jonë ka qenë një befasi… Interesimi ka qenë shumë i madh kështu që kjo është edhe një zile për ne qeveritarët se duhet të fokusohemi për më shumë programe sepse të rinjtë janë të gatshëm të jenë pjesë e ndërmarrësisë dhe të kontribuojnë në zhvillimin tonë ekonomik… Vetëm këtë vit, meqë dihet se Mitrovica ka një bazament të kulturës me vite, ajo ka fituar 24 projekte, kurse për rininë 12 projekte… Sa i përket shumës prej 5 milionë të cilën Qeveria e Kosovës e ka ndërmarrë për rimëkëmbjen ekonomike, 1 milion i dedikohet rinisë dhe kjo do të përkthehet në punësim”, ka thënë Dumoshi.

Ajo premtoi buxhet më të madh dhe certifikimin e 1 mijë e 255 të rinjve të tjerë në ndërmarrësi gjatë vitit të ardhshëm.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka uruar të certifikuarit të jenë udhëheqës të suksesshëm në të ardhmen.

Bahtiri: Ju do të bëheni pjesë e biznesit

“Unë po shpresoj se ju do të bëheni pjesë e biznesit dhe do të udhëhiqni në të ardhmen”, tha Bahtiri.

Ndërkaq, Alush Musaj, rektor i Universitetit ‘Isa Boletini’ në Mitrovicë, ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me të gjithë akterët jashtë universitetit, në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm.

Musaj: Shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me akterët jashtë universitetit

“Ky projekt dhe shumë projekte tjera si ky, ndërron parëndësinë e universitetit, i cili është dhe pretendon të jetë gjithmonë qendër e shkencës, dijes dhe zhvillimit ekonomik. Me këtë rast dua të shpreh gatishmërinë tonë si universitet për thellimin e bashkëpunimit me të gjithë akterët jashtë universitetit, në të mirë të zhvillimit të përgjithshëm”, sqaroi Musaj.

Ministrja Dumoshi gjatë vizitës në Mitrovicë, ka biseduar me kryetarin Agim Bahtiri, edhe për projektet milionëshe të financuara nga MKRS-së në këtë qytet, siç janë stadiumi olimpik ‘Adem Jashari’, renovimi i tribunave të stadiumit ‘Riza Lushta’, restaurimi i kullës së ‘Isa Boletinit’, shtëpisë së Xhafer Devës etj., për të cilat tha se do të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm.

Ngjarja paraprake

Sela: Ligji ua mundëson, drejtorët shqiptar nuk shkruajnë shqip

Ngjarja e ardhëshme

Konferencë shtypi e zëvendëskryeministrit Dimitrov dhe euroambasadorit Gir (drejtpërdrejtë)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian