​Me ekspozitë vizuale dhe koncert përmbyllen aktivitetet për Ditën e Çlirimit të Kamenicës

Pas seancës solemne dhe homazheve tek “Dëshmorët e Kombit”, aktivitetet e organizuara nga Drejtoria e Kulturës vazhduan me një ekspozitë me artistët tanë që vazhdojnë të kontribUojnë në fushën e artit pamor , duke i ndarë disa nga punimet e tyre të bukura, me shumë ngjyra dhe me koncepte te veçanta!

Kjo ekspozitë u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” dhe e gjithë ekspozita ishte e shoqëruar me tingujt e muzikës së Orkestrës së Kamenicës.

Në ekspozitë morën pjesë me veprat e tyre artistike këta piktorë: Ahmet Ibrahimi, Adem Kqiku dhe Arbenita Kryeziu.

Gjithashtu me rastin e 18 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Dardanës, profesori Faton Krasniqi nga Kamenica i dhuroi Bibliotekës së Qytetit 100 tituj librash.

Aktivitetet për nder të Ditës së Çlirimit u mbyllën me një koncert me këngë e valle.

Ngjarja paraprake

Cassano reagon për rastin e Christian Eriksenit

Ngjarja e ardhëshme

​Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Stacionin e Policisë në Kamenicë, organizojnë takim lidhur me sigurinë në shkolla

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian