​Mbi 40 milionë të infektuar me koronavirus në botë

Numri i personave të infektuar në botë aktualisht është rreth 40 milionë, dhe rreth 1.1 milion njerëz tashmë kanë vdekur, sipas të dhënave nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Në Britaninë e Madhe, shkencëtarët po vazhdojnë të kërkojnë
vullnetarë që do të ekspozohen ndaj COVID-19 në kushte të kontrolluara, gjë që
do të përshpejtojë testimin e vaksinës.

Në anën tjetër, Argjentina është bërë vendi i pestë në botë me më shumë se një milion raste të konfirmuara të koronavirusit. Me një popullsi prej 45 milionë banorësh, duke u bërë kështu vendi më i vogël me kaq shumë pacientë.

SHBA prinë për nga numri i rasteve me më shumë se tetë milionë, pasuar nga India me 7.5 milionë, Brazili 5.2 milionë.

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins aktualisht janë 40 milionë e 489 mijë e 201 raste me koronavirus në botë.

Ngjarja paraprake

Çka është Asociacioni i komunave me shumicë serbe?

Ngjarja e ardhëshme

Kovid 19 RMV/ 4 të vdekur, 408 raste të reja.Shërohen 280 pacientë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian