​Lojtari i Fiorentinës tregon çfarë i bëri Lukaku para se të realizonte golin e fitores

Mbrojtësi i Fiorentinës, Lucas Martinez Quarta ka treguar gërvishtjet në qafën e tij duke u ankuar se Romelu Lukaku ia shkaktoi ato me rastin e shënimit të golit të fitores në Kupën e Italisë.

Incidenti ndodhi në minutën e 118-të në “Stadio Franchi”, pak para se Lukaku të fluturone për një goditje me kokë në krosimin e Nicolò Barellas.

Trajneri i Fiorentinës, Cesare Prandelli dhe disa lojtarë i kërkuan gjyqtarit të shikonte përsëri momentin në VAR, por ai nuk pranoi.

Pas ndeshjes, Martinez Quarta tregoi disa gërvishtje në qafën e tij përmes faqes “Firenzeviola.it’, për të cilat pretendohet se ishin shkaktuar nga ndërveprimi Lukakut.

Ngjarja paraprake

S4MM publikon projektin e ri “Tradhtare”

Ngjarja e ardhëshme

Trump bën thirrje për shmangie të dhunës para inaugurimit të Biden-it

të fundit nga