​Lihen në burg dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën kur vrau nënkomisar Saimir Hoxhën

Gjykata e Apelit në Shkodër la në fuqi masën e arrestit me burg pa afat për dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën ditën kur qëlloi për vdekje me armë nënkomisar Saimir Hoxhën.

Apeli la të pandryshuar vendimin e Shkallës së Parë, duke rrëzuar kërkesën e Armando Markut dhe Kristjan Sherrit, të cilët kërkonin një masë më të butë.

Ndaj dy të rinjve është ngritur akuza “moskallëzim krimi”, pasi të martën e 28 shtatorit, kur u vra oficeri Saimir Hoxha në Vain, ata ndodheshin në makinë me autorin e krimit, 21-vjeçarin Aldi Rama.

Aldi Rama ekzekutoi me armë oficerin e Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha, më 28 shtator. Pas kryerjes së vrasjes, ai arriti t’i shpëtojë ndjekjes së Policisë për disa orë, duke u fshehur në një zonë pranë vendit të ngjarjes. I rrethuar nga Forcat Speciale, ai nuk pranoi të dorëzohej por qëlloi veten me të njëjtën armë dhe ndërroi jetë një ditë më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Të moshuarit zviceran do ta marrin vaksinën e tretë ant-CoVID-19, me vaksinim të kombinuar fitohen më shumë antitrupa

Ngjarja e ardhëshme

Suarez nuk ka ndërmend të tërhiqet, nis negociatat për një kontratë të re

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian