​Lansohet platforma digjitale Shkollat.org, MASH alokon mbi 1 milion euro për pajisje digjitale për nxënës

Rreth 345 mijë nxënës dhe të gjithë mësimdhënësit në Kosovë do të kenë mundësinë që përmes adresës së tyre elektronike të kyçen në platformën digjitale shkollat.org dhe të kenë çelësin e programit shkollor të digjitalizuar në Kosovë.

Një gjë e tillë është mundësuar falë bashkëpunimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me UNICEF-in në Kosovë.

Me këtë rast u tha se në këtë platformë do të ngarkohen mbi 14 mijë video mësimore dhe jo vetëm, e që po ashtu do të jenë nën mbikëqyrjen e MASH-it.

Ministri në detyrë i Arsimit Ramë Likaj tha se nga sot kjo platformë do të ndërlidhë nivelet e arsimit para universitar e shërbimet e Microsoft Office 365. Sipas tij, do të ofrojë mundësinë që 345.000 nxënës dhe të gjithë mësimdhënësit të kenë adresën e tyre të postës elektronike për t’u kyçur në platformën digjitale shkollat.org.

Likaj: Mbi 14 mijë ligjërata për moshën 1-9 janë prodhuar për transmetim në TV

“Platforma Digjitale Online e Zhvillimit të Fëmijërisë së Hershme është lansuar për të ndihmuar zhvillimin e shkathtësive të fëmijëve në shtëpi. Momentalisht, platforma ka 209.000 përdorues dhe 2.6 milionë vizitorë. Janë diku 5.000 pako të materialeve didaktike për fëmijët prej 0-6 vjeç, dhe janë të shpërndara në mbarë Kosovën. 1, 600 mësimdhënës janë trajnuar mbi rëndësinë e platformës digjitale. Ministria e Arsimit ka alokuar 1.139.000 euro për pajisje digjitale për nxënës. 14.910 video ligjërata për moshën 1-9 janë prodhuar për transmetim në TV”, ka njoftuar Likaj.

Koordinatorja e agjencive të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson ka uruar MASH-in, duke thënë se platforma e lansuar sot është mjaft e rëndësishme për zhvillimin e sistemit arsimor.

Richardson: Kjo platformë është shumë e rëndësishme

“Nëse është ndonjë hap që duhet ndërmarrë është që t’i kemi fëmijët në qendër të rikuperimit nga COVID-19. Ne si UNICEF së bashku në familjen e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në vazhdimisht kemi bërë thirrje t’i vendosim fëmijët në qendër si prioritet nga perspektiva të ndryshme si ajo e shëndetit, edukimit si dhe nga ana ekonomike… Kjo platformë është shumë e rëndësishme pasi të gjithë e dimë se ka shumë fëmijë në Kosovë që jetojnë në kushte ku mësimi nga shtëpia nuk është i mundur ku ambienti i shtëpisë nuk është i përshtatshëm për të mësuar, nuk është ndoshta as i sigurt dhe as i shëndetshëm”, ka thënë ajo.

Ndryshe, platforma implementohet nga MASH, ndërsa mbështetet nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë në partneritet me Microsoft dhe Universitetin e Kembrixhit. 

Ngjarja paraprake

Ushtarët profesionistë mbi 45 vjeç mund të punojnë si zjarrfikës

Ngjarja e ardhëshme

Platformë online për denoncimin e ndotjes së ambientit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian