​Lampard zbulon të ardhmen e Hudson-Odoi

Frank Lampard ka njoftuar se sulmuesi Hudson-Odoi i cili po lidhet shumë me një kalim te Bayern Mynich para mbylljes së dritares së transferimeve është pjesë e rëndësishme e planeve të tij për sezonin 2020/2021.

Përkundër interesimit të disa skuadrave të mëdha evropiane, reprezentuesi angles nënshkroi kontratë pesë vjeçare me Chelsean muajin e kaluar.

“Callum është absolutisht pjesë e planeve të mija këtu.”, tha Lampard para mediave menjëherë pas fitores 4-0 ndaj Crystal Palace.

“Ne kemi dyshen Pulisic dhe Ziyech por na nevojiten edhe opsione të tjera në krahë.Ajo çfarë Odoi tregoi sot është saktësisht ajo që duhet të bëjë në çdo ndeshje. Jam shumë i kënaqur me atë.”, tha në fund Lampard.

Ngjarja paraprake

Nesër mot me diell në Kosovë, priten temperatura të larta

Ngjarja e ardhëshme

Dizajneri bën 100 mijë dollarë në një javë me ikona për iPhone

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian