​Kurti i bindur në fitoren e Bulliqit: Më 17 tetor nuk biem nën 50 përqind

Kryeministri i Kosovës, njëherit kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti zgjodhi që të mbyllë fushatën krah kryetarit aktual të Podujevës dhe kandidatit të partisë së tij për një tjetër mandat, Shpejtim Bulliqi.

Pas parakalimit në sheshin kryesor të Podujevës, Kurti u shpreh se Lëvizja Vetëvendosje do të përsërisë suskesin e 14 shkurtit dhe do të fitojë mbi 50% të votave në të gjithë vendin, ndërsa theksoi se në Podujevë do të fitojnë pa balotazh.

Kurti: Më 17 tetor nuk biem në 50 përqind

“Të dielën më 17 tetor votoni Shpejtim Bulliqin, por edhe asamblistët, sepse kryetari ka nevojë për një grup të fuqishëm të asamblistëve që ia mbështesin projektet dhe përfaqësojnë zërin e qytetarëve të Llapit në secilin fshat dhe në qytet. Më 14 shkurt kemi realizuar edhe një fitore tjetër plebishitare, edhe me 17 tetor nuk biem nën 50 përqind veç 50 përqind e më shumë. E sa më shumë se 50 përqind është në dorën e juaj”, deklaroi Kurti.

Gjatë mandatit të dytë të Bulliqit në krye të Podujevës, Kurti deklaroi se do të realizohen dy prej projekteve më të rëndësishme për këtë komunë e që është Spitali i Podujevës dhe magjistrala Podujevë-Prishtinë.

Kurti: Do të ndërtojmë spitalin dhe magjistralen

“Ndërtimi i spitalit në Podujevë. Me mua kryeministër dhe me Shpejtim Bulliqin kryetar, Podujeva e fiton spitalin e saj, përfundimin e magjistrales Prishtinë-Podujevë brenda vitit të ardhshëm”, shtoi Kurti.

Ndër projekte investime që Kurti u zotua se do të realiozhen gjatë mandatit të dytë të Bulliqit përmendi edhe ato nëëpr fshatra, në sektorine arsimit dhe palestrën e re sportive të Poduejvës.

I bindur në fitore u shpreh edhe vet kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, që para turmës së aktivistëve tha se garanci për këtë është qeverisja e mirë në më pak se një vit në krye të kësaj komune.

Ai bëri thirrje për dalje masive në zgjedhje dhe për të shrytëzuar të drejtën e votës dhe llapjanët të bëhen pjesë e punëve të mira që janë bërë në Podujevë nën udhëheqjen e tij.

Bulliqi: Bashkërisht do t’ia dalim, do të fitojmë Podujevën

“Bashkërisht do t’ia dalim, do të fitojmë Podujevën sepse kemi vënë qeverisje të mirë. Urime fitorja qysh sonte, kjo është puna juaj dhe angazhimi juaj. Faleminderit shumë”, tha ai.

Gjatë ditës, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Bulliqi, pati takime edhe me minstren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari si dhe me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku siç u tha u diskutua rreth projekteve për të ardhmen që planifkohen të realizohen gjatë mandatit të tij të plotë në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës.

Kujtojmë se Bulliqi mori drejtimin e Komunës së Podujevës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën më 29 nëntor 2020, pasi kryetari i deri atëhershëm Agim Veliu zgjodhi u emërua ministër në Qeverinë Kurti I. 

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Presidenti i PSG-së shpërblen dy futbollistë

Ngjarja e ardhëshme

Seksi me një person që fle ose anasjelltas

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian