​Konsullata e Kosovës në Milano ndërprerë përkohësisht të gjitha shërbimet e rregullta

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Milano, ka njoftuar se zyra e tyre ka ndërprerë përkohësisht të gjitha shërbimet e rregullta konsullore deri në datën 3 dhjetor.

Konsullata nëpërmejt një njoftimit thotë se kjo ndërprerje është bërë në zbatim të dekretit të kryeministrit italian të datës 03.11.2020, dhe në përputhje të plotë me qarkoren e prefektit të Milanos, Renato Saccone, të datës 06.11.2020 (në fuqi duke filluar nga sot).

“Shërbimi do të garantohet vetëm për rastet e jashtëzakonshme dhe urgjente (si nulla osta vdekje, etj), dhe shpërndarjen/dorëzimin e dokumentacionit për të cilin është kryer aplikimi paraprakisht. Shtetasit tanë që kanë të marrë paraprakisht termin/takim për pasaportë, letërnjoftim, apo certifikata të ndryshme, do të kenë prioritet sapo kushtet shëndetësore dhe ligjore të lejojnë lëvizjen dhe qarkullimin e lirë nga një rajon/qytet në tjetrin, si dhe të lejohet hyrja në rajonin e Lombardisë, i cili aktualisht është konsideruar zonë e kuqe. Lutemi kontrolloni vazhdimisht profilin tonë zyrtarë në Facebook dhe webfaqen zyrtare për t’u informuar mbi përditësimet e reja në vijim. Gjithashtu, ftojmë të gjithë qytetarët tanë të ndjekin me përpikëri dhe të respektojnë me rigorozitet të gjitha udhëzimet e Qeverisë Italiane lidhur me masat dhe protokollet parandaluese të përhapjes së koronavirusit Covid-19”, thuhet në njoftim.

Ngjarja paraprake

Ish-presidenti i Bolivisë, Evo Morales, kthehet në atdhe

Ngjarja e ardhëshme

Nesër ceremonia mortore e përcjelles së aktorit të dashur Devole, ja ku po mbahen aktualisht homazhet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian