​Konjufca: Hoti nisi ‘t’i bie fyellit’ pasi Thaçi tha se Zajednica është e rrezikshme

Anëtarë i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka akuzuar kryeministrin Avdullah Hoti për qëndrime të kundërta rreth asociacionit të komunave me shumicës serbe.

Ai në DebatPlus të TV Dukagjinit ka thënë se delegacioni i Kosovës në Bruksel duhet të largohet nga takimi nëse në tavolinën e negociatave hapet tema e formimit të asociacionit, i cili në 23 nene është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Duhet të largohen prej takimit dhe për këtë duhet pasur guxim. Avdullah Hoti thoshte se do ta bëjmë Zajednicën dhe pasi Hashim Thaçi tha se Zajednica është e rrezikshme për Kosovën, Hoti nisi t’i bie fyellit”, është shprehur Konjufca.

Ngjarja paraprake

Franca regjistron rreth 13 mijë raste të reja me coronavirus dhe 63 të vdekur

Ngjarja e ardhëshme

Dramë në Munih, Bayerni fitoi Superkupën e Gjermanisë 

të fundit nga