​Komisioni i Sigurisë diskuton sot për stërvitjen e NATO-s në Shqipëri

Shqipëria do të mirëpresë 4000 trupa amerikane këtë vit, në sajë të planit stërvitor të NATO “Defender Europe 21”.

Stërvitja do të zhvillohet nga 1 maj-14 qershor të këtij viti dhe do të shtrihet në disa vende të Ballkanit dhe të Detit të Zi.

“Presim që Shqipëria të ketë një rol të rëndësishëm në këtë stërvitje madhore ushtarake. Ajo do të jetë një vend kryesor pritës për veprimtaritë e shumta ushtarake dhe kjo përforcon rëndësinë strategjike të gjeografisë së Shqipërisë në rajon”, theksoi zv/komandanti i trupave amerikane në Evropë, Gjeneral Major Joseph Jarrard.

Nga ana shqiptare konfirmohet se çdo gjë do të jetë e mirëorganizuar. Detajet diskutohen sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare.

Ngjarja paraprake

Romney i sigurt: Nëse kandidon, Trump do të fitojë nominimin e Republikanëve për vitin 2024

Ngjarja e ardhëshme

Trajneri i Atalantas, Gasperini pas humbjes nga Real Madridi: Gjyqtari prishi ndeshjen, nuk na dha mundësi të luanim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian