​Klopp u zemërua me të drejtë, Van Dijk do t’i nënshtrohet operimit

Mbrojtësi i kampionit anglez të futbollit Liverpool dhe ekipit kombëtar holandez Virgil Van Dijk do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike në gjurin e tij të djathtë, pas lëndimit në derbin e së shtunës kundër Everton, konfirmoi klubi i tij sot.

“Liverpool mund të konfirmojë që Virgil Van Dijk do të shkojë për operacionin e gjurit që u dëmtua gjatë barazimit të së shtunës 2-2 me Everton. Ligamentet e mbrojtësit qendror u dëmtuan pas ndërhyrjes së portierit të Everton Jordan Pickford në minutën e shtatë në Goodison Park,” njofton skuadra angleze.

Ndërhyrja e pakujdesshme e portierit të Everton dhe ekipit kombëtar anglez zemëroi trajnerin e Liverpoolit Juergen Klopp, i cili u detyrua të zëvendësonte lojtarin e tij më të mirë në mbrojtje shumë shpejt.

Liverpool nuk ka njoftuar se sa kohë do të zgjasë rikuperimi i lojtarit të kombëtares holandeze.

Ngjarja paraprake

Agnesa me stilin më të ‘çuditshëm’ ndonjëherë, por vëmendjen merr diçka tjetër

Ngjarja e ardhëshme

Lejleku rikthehet në Maliq/ Prej gjysmë shekulli ishte zhdukur nga kjo zonë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian