Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp nuk pret që portieri Alisson Becker të jetë i gatshëm pas pushimeve ndërkombëtare pas pësimit të lëndimit gjatë stërvitjeve.
Reprezentuesi nga Brazili nuk u ftua fare për ndeshjen kundër Aston Villës.
“Ishte një incident në stërvitje. Shumë fat i keq.”, u shpreh Klopp para gazetarëve.
“Kur dy lojtar ndeshen mes vete, njëri ngrihet, tjetri jo. Ai që nuk u ngrit ishte Alisson. Duhet ta përcjellim gjendjen e tij. Të shpresojmë për lajme pozitive.”, tha tekniku gjerman.