​Klopp jep detaje të reja mbi gjendjen e të lënduarve

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka zbuluar që Virgil van Dijk po ‘bën shumë mirë’ pavarësisht se gjuri i tij dukej më keq pas operacionit – dhe thotë se Trent Alexander-Arnold po bën përparim të mirë me dëmtimin e tij.

Van Dijk pësoi dëmtim të ligamentit të tij të përparmë pas sfidës së muajit të kaluar ndaj Evertonit dhe qendërmbrojtësi holandez pritet të anashkalohet për pjesën më të mirë të sezonit të Liverpoolit.

Lëndimet janë grumbulluar për kampionët e Premier Ligës, veçanërisht në mbrojtje, ku Klopp ka qenë gjithashtu pa Alexander-Arnold, Joe Gomez dhe Fabinho javët e fundit.

Por gjermani u shfaq me një gjendje shpirtërore më të mirë në konferencën e tij për shtyp të hënën dhe dha disa lajme pozitive për gjendjen e Van Dijk dhe Alexander-Arnold.

I pyetur nëse kishte folur me Van Dijk, Klopp u përgjigj: ‘Po, sigurisht që jemi në kontakt. Duke marrë parasysh rrethanat, ai po bën vërtet mirë. Gjuri i tij nuk duket mirë, të them të drejtën. Nuk duket si duhet të duket një gju, por duket mirë për një gju me atë operacion dhe kohën që ai kishte nga operacioni. Pra, po, sigurisht që ne jemi në kontakt dhe ai po bën mirë. Kjo është e vërtetë. “, tha Klopp.

Klopp konfirmoi se dyshja Alexander-Arnold dhe Xherdan Shaqiri do të humbin ndeshjen e Liverpoolit në Ligën e Kampionëve me Ajaxin të martën në mbrëmje, por tha se mbrojtësi i djathtë i Anglisë kishte bërë hapa të rëndësishëm me rehabilitimin e tij.

“Të gjithë po vijnë gjithnjë e më afër rikthimit, por jo aq afër që të kthehen për nesër. Me Nabyn duhet të shikojmë por dy të tjerët nuk do të jenë gati. Trent duket mjaft mirë, por askush nuk më dha dritën jeshile për sonte kështu që ai nuk do të jetë atje dhe ai nuk u stërvit me ekipin.”, tha në fund Klopp.

Ngjarja paraprake

Më shumë të shëruar se të infektuar

Ngjarja e ardhëshme

Auditori gjen parregullësi edhe në Komunën e Rahovecit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian