​Klopp: Duhet të jem budalla të flas për titullin duke parë formën e skuadrës

Jurgen Klopp nuk ka dashur fare të flas në lidhje me garën për titullin e Premier Ligës pas humbjes së befasishme të Liverpoolit 1-0 ndaj Burnleyt.

Kampionët në fuqi kanë kaluar katër ndeshje në kampionat pa shënuar dhe janë pa fitore në pesë të tilla, duke i lënë ata gjashtë pikë larg udhëheqësve të tabelës, Manchester United.

Klopp tha se do të ishte qesharake të diskutohej për garën për titull duke pasur parasysh formën e skuadrës së tij.

“Shikoni, do të duhej të isha shumë budalla nëse unë ulem këtu tani, pas humbjes kundër Burnleyt, nuk shënoj për tre ose katër ndeshjet e fundit, nuk e di saktësisht dhe tani flas të për garën për titull? Sa budallallëk do të ishte kjo? “, tha menaxheri i Liverpoolit para gazetarëve.

“Thjesht duhet të fitojmë ndeshje futbolli, ishte gjithnjë kështu. Për këtë duhet të shënojmë gola, nuk ka dyshim për këtë. Kjo është ajo që duhet ta ndryshojmë dhe duhet ta bëjmë më mirë. Nëse gjërat nuk funksionojnë, duhet të punoni më shumë, të bëni gjërat e duhura më shpesh, më gjatë dhe më të qëndrueshme, të gjitha këto lloje gjërash.”

“Por të mos flasësh sikur është një situatë e lehtë, nuk është. Kjo tregon shumë gjëra. Është e pabesueshme se sa të qëndrueshëm ishin djemtë, por kjo nuk ishte kurrë diçka që dikush duhet ta kishte marrë si të mirëqenë.”

Liverpooli përballet me Manchester United në raundin e katërt të FA Cup të Dielën para se të vizitojë Tottenhamin katër ditë më vonë.

Ngjarja paraprake

“Jam fiksuar pas kësaj”, faqja e njohur riposton ‘Freestyle-n’ e Don Xhonit

Ngjarja e ardhëshme

Shfletuesi Edge me tema shumëngjyrëshe dhe opsione të reja që rrisin performancën

të fundit nga