​Johnson: Një lloj i ri i koronavirusit mund të jetë më vdekjeprurës

Tipi i ri i koronavirusit që u zbulua në Britaninë e Madhe mund të jetë më vdekjeprurës sesa variantet e tjera, deklaroi sot kryeministri britanik Boris Johnson.

“Përveç përhapjes më të shpejtë, ka prova që lloji i ri shoqërohet me vdekshmëri më të lartë”, tha Johnson në një konferencë shtypi.

Vaksinat e përdorura aktualisht në Britani janë gjithashtu efektive kundër varianteve të reja, tha Johnson, duke shtuar se lloji i ri është arsyeja pse kujdesi shëndetësor britanik është nën një ngarkesë të rëndë.

Këshilltari kryesor shkencor i Qeverisë britanike, Patrick Vallance, konfirmoi në konferencën për shtyp se ka prova se varianti i ri i virusit mbart një rrezik më të lartë të vdekshmërisë, raporton Reuters.

“Nëse merrni, për shembull, burra në të 60-at e tyre, rreziku mesatar është që nga 1000 pacientë, afërsisht të thënë, 10 prej tyre fatkeqësisht do të vdesin nga virusi. Me variantin e ri, për 1.000 pacientë, sipas të dhënave të përafërta, mund të pritet që 13-14 do të vdesin,” tha Vallance.

Ngjarja paraprake

Zyrtare: Tomori lojtar i Milanit

Ngjarja e ardhëshme

Gjok Jaku: Pasojat e përmbytjeve në Lezhë të pakta, mungesë infrastrukture ujitëse prej 20 e ca vitesh

të fundit nga