​Itali, mbi 15.000 raste ditore dhe 310 viktima nga COVID-19

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 15 370 raste pozitive me COVID-19, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.

Gjithashtu, në vend janë regjistruar edhe 310 vdekje ditore.

Shkalla e pozitivitetit është 4,6%, me një rënie prej 0,2% në krahasim me një ditë më parë (4.8%).

Aktualisht, janë 3 340 pacientë të shtruar në reanimacion për Covid, me 26 njësi më pak në krahasim me dje në bilancin ditor midis hyrjeve dhe daljeve, kurse hyrjet ditore ishin 163 (dje 199).

Gjithashtu, 24 100 persona janë të shtruar në pavijone të zakonshme, më pak se 643, e krahasuar me një ditë më parë.

Ngjarja paraprake

Pse janë të gjithë në Dubai?

Ngjarja e ardhëshme

COVID-19 “imun” ndaj verës, mjeku: Virusi nuk largohet nga temperaturat e larta, tregoni kujdes

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian