​Haradinaj nga Drenasi: Aleanca ishte dhe do të jetë gjithmonë afër qytetarëve

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sonte është nderuar me mikpritjen e Bedri Hajdinit dhe banorëve të Zabelit të Epërm.

Haradinaj ka njoftuar se kanë bashkëbiseduar për hallet e përbashkëta dhe ka shpalosur planet e Aleancës për mbijetesë, rimëkëmbje dhe zhvillim.

Ja postimi i plotë i Haradinajt:

I nderuar sonte me mikpritjen e z. Bedri Hajdini dhe banorëve të Zabelit të Epërm. Bashkëbiseduam për hallet e përbashkëta dhe shpalosa planet e Aleancës për mbijetesë, rimëkëmbje dhe zhvillim.

U garantova se Aleanca gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë afër njerëzve të këtij vendi me të gjithë kapacitetin dhe energjinë e saj!

RH

Ngjarja paraprake

Samsung shpëton Apple dhe iPhone 13

Ngjarja e ardhëshme

Messi pranon çmimin për punën humanitare të tij

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian