​Gruaja 104-vjeçare rumune, më e vjetra e vaksinuar në Bukuresht

Zoea Baltag, 104-vjeçe, mori dozën e dytë të vaksinës kundërCOVID-19 Pfizer, duke u bërë personi më i vjetër në kryeqytetin rumun, Bukuresht, që është vaksinuar plotësisht.

E shoqëruar nga anëtarët e familjes, Zoea Baltag, e lindur në vitin 1916 në Pallatin e Fëmijëve në Bukuresht, mirëpriti marrjen e dozës së dytë të vaksinës dhe vuri në dukje se kjo ishte mënyra e vetme për të luftuar COVID-19, raporton AP.

“Vaksina është mënyra e vetme për të hequr qafe këtë virus.

Me të vërtetë më ka marrë malli për stërnipin tim, dua ta shoh të rritet. Nuk mund të isha me nipërit e mbesat e mia, sepse isha e izoluar deri më tani në mënyrë që të mos i rrezikoja që të infektohen me virusin. Të gjithë në familje tani janë vaksinuar dhe tani mund të kalojmë pushimet së bashku,” tha ajo.

Ngjarja paraprake

Renes i pëlqen shumë të vendosë këngët e Tunës në makinë, por si reagon Roberti?

Ngjarja e ardhëshme

Uzuni: Më vjen keq që nuk shënova, ishte e vështirë kundër Anglisë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian