​Gjashtë klube nga Premier Liga të interesuara për Ramosin

Gjashtë klubet më të mëdha të Premier Ligës kanë treguar interesim për shërbimet e Sergio Ramos, raporton “90min”.

Mbrojtësi i Real Madridit ka kontratë deri në fund të sezonit dhe do të fillojë bisedimet me krerët e “Galaktikëve” për një marrëveshje të re, për të qëndruar në Santiago Bernabeu.

Por kjo nuk do t’i ndalojë klubet si Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham që të kontaktojnë me agjentët e Ramos për një marrëveshje të mundshme që do ta shihte yllin 34 vjeçar të lëvizte drejt Premier Ligës.

Ndryshe, Ramos është nën kontratë me Realin deri në fund të sezonit dhe për shërbimet e tij janë vënë në lëvizje shumë klube të mëdha.

PSG e kërkon, ndërkohë që emri i ka dalë edhe te Juventusi në Serie A.

Ngjarja paraprake

“Fajet mi lë mua”, thonë Shyhretja e Afrimi në këngën e re

Ngjarja e ardhëshme

Pfizeri aplikon për të marrë autorizimin për përdorimin urgjent të vaksinës COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian