​Gështënja dhe prodhimet vendore promovohen në një panair në Deçan

Sot në Deçan është mbajtur panairi tradicional i gështenjës, i cili ka mbledhur kultivues të shumtë, me qëllimin të promovimit dhe shkëmbimit të përvojës ndërmjet tyre.

Hapja e panairit u bë nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili u shpreh se janë duke punuar për promovim sa më të mirë të komunës që ai drejton.

Ramosaj: Po promovojmë produktet e Deçanit

“Është viti i dytë që dita e gështënjës po mbahet me aktivitete tradicionale. Është një lloj falënderimi sepse ka qenë fryt që ekonomit familjare e kanë përdorur si produkt të mirë, në standardin e tyre jetësor. Po ashtu, ka pasur disa aksesor që e kanë përmbushur këtë ditë, siç janë piktorët. Kemi pasur edhe një panair të produkteve vendore të cilat i prodhon Deçani, si dhe ansamblin e valleve. Do të përmbyllet me një drek tradicionale që e ka si pretendim prezantimin e gastronomisë vendore”, ka thënë ai.

Derisa, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ditën e gështënjes e cilëson shumë të veçantë, për shkak të kontributit që kjo e fundit ka dhënë për ekonomit familjare, të kësaj ane.

Përveç kësaj, ministrja Dumoshi, ka theksuar se kanë përkrahur këtë komunë me 18 projekte të ndryshme kapitale.

Dumoshi: MKRS ka investuar 18 projekte në komunën e Deçanit

“Sot jemi në Deçan, është festivali tradicional i gështenjës. MKRS e ka mbështet kjo është e një rëndësie të veçantë, sepse në këto bjeshkë kultivohet gështenja e cila është e rrallë. Qytetarët e Deçanit tradicionalisht e kanë kultivuar, e cila iu ka dashtë për ekonomit e veta familjare. Përveç gështenjës, është edhe organizimi i piktorëve, që këto ditë kanë pikturuar për gështenjën. Ne si MKRS kemi investuar mjaft në këtë komunë diku me 18 projekte të ndryshme kapitale”, ka thënë Dumoshi.

Përveç promovimit të gështënjes, u promovuan edhe prodhime vendore, ekspozimi i pikturave kushtuar kësaj dite si dhe ansambli i këngëve e vallëve.

Ngjarja paraprake

Trajneri merr këtë vendim për Milot Rashicën

Ngjarja e ardhëshme

Presidenti Erdoğan viziton anijen e shpimit "Fatih"

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian