​FBK mban Kuvendin e Punës më 30 Mars

Federata e basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se do ta zhvillojë Kuvendin e Punës me datën 30 mars.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) më 12.03.2021 konform Statutit ka marrë vendim që Kuvendi i Punës i FBK-së të mbahet më 30.03.2021 nga ora 17:00 në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”.

Bordi i FBK-së konform Statutit dhe Rregullores së Punës së Kuvendit e ka autorizuar Sekretaren e Përgjithshme që nën mbikëqyrjen e Kryetarit të FBK-së të përgatit të gjitha materialet që do të shtjellohen në Kuvend dhe të njëjtat tu dërgohen delegatëve të Kuvendit të FBK-së konform afateve statutare.

Këto janë pikat e rendit të dotës:

1. Zgjedhja e Trupave Punues

a. Kryesisë së Punës

b. Komisionit Verifikues

c. Procesmbajtësit

2. Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i Rregullt Zgjedhor 18.12.2020

3. Raporti i Punës së FBK-së për vitin 2020

4. Raporti i Auditimi për vitin 2020

5. Plani i Veprimit për vitin 2021

6. Draft Buxheti për vitin 2021

7. Plani i Marketingut për vitin 2021

8. Plani Strategjik i FBK-së 2021-2025

9. Të ndryshme.

Vendimi hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.

Ngjarja paraprake

Regjistrohen 15 shkelje të orës policore

Ngjarja e ardhëshme

​537 tiketa për mosrespektim të ligjit Covid-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian