​Eriksen nuk do të mund të paraqitet për Interin në sezonin e ardhshëm

Christian Eriksen nuk do të lejohet që të zhvillojë ndeshje për kampionin e Serie A Interin sezonin e ardhshëm, vetëm nëse ai e largon pajisjen e tij startuese të zemrës, ka treguar shefi i mjekësisë italiane.

Eriksen përfundoi operimin e tij me sukses, duke vendosur një implant të quajtur “Cardioverter defibrillator” (ICD), pas kolapsit të tij në Euro 2020 gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës.

Sidoqoftë, për këtë arsye yllit danez nuk do t’i lejohet paraqitja në Serie A për sezonin e ri 2021/22.

“Christian Eriksen nuk do të mund të paraqitet sezonin e ardhshëm në Itali. Nëse lojtari e largon pajisjen e zemrës, dhe e konfirmon që problemi që e ka mund të shërohet, atëherë ai mund të rikthehet për të luajtur për Interin”, tha Braconaro, shefi i mjekësisë italiane.

Pajisja që e ka Eriksen, është e vendosur nën lëkurë ku ka funksionin e matjes së rrahjeve të zemrës. Nëse ndodh ndonjë ritëm jashtë normales, “ICD” dërgon një shok elektrik për të normalizuar gjendjen e zemrës.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Një nga të plagosurit e aksidentit në Tapizë në gjendje kritike

Ngjarja e ardhëshme

Disa këshilla për të shmangur shpenzimet e panevojshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian