​Eriksen dhe Lautaro kërkojnë të largohen nga Interi

Rezultatet e këtij fillim sezoni për Interin nuk kanë qenë të kënaqshme nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte dhe klubi zi-kaltër ka qenë subjekt i kritikave të shumta për lojën e dobët deri në këtë pikë të sezonit.

Kjo situatë ka bërë që të rriten edhe pakënaqësitë brenda grupit të lojtarëve. I pari që ka dalur kundër ideve te trajnerit ka dalur mesfushori Christian Eriksen i cili nuk po gjen hapësirat e duhura për të luajtur dhe tani sipas raporteve nga “Calcimercato|, danezi ka vendosur të largohet.

Real Madridi, Paris-Saint – Geermain, Tottenhami dhe Arsenali janë lidhur me shërbimet e tij.

Ndërkohë gazeta spanjolle “Marca” sot ka raportuar se edhe sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez nuk po ndihet i lumtur në “Giuseppe Meazza” dhe përmes agjentit të tij, Jorge Mendez, ai po bën presion te klubi për të gjetur një zgjidhje që të largohet.

Barcelona është klubi që edhe në të kaluarën tentoi blerjen e Lautaro Martinez dhe thuhet se interesimi i tyre nuk ka mbaruar.

Ngjarja paraprake

​Dy persona shoqërohen në polici, fotografojnë votën në Podujevë

Ngjarja e ardhëshme

626 raste me COVID-19, ja sa janë në Drenas

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian