​E pranon sulmuesi i njohur: Isha pran kalimit te Interi

Sulmuesi i Parmas, Gervinho, ka konfirmuar sot se ai ishte shumë afër kalimit te Interi gjatë afatit kalimtar veror, raporton KosovaPress.

Ish-sulmuesi i Arsenalit, mund të bashkohej me “Neroazzurrët” si pjesë e shkëmbimit me Pinamontin, por Interi dhe Parma dështuan të arrinin një marrëveshje në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

“Isha shumë afër t’i bashkohesha Interit, një klub të cilin e respektoj, por jam i pakënaqur.”, deklaroi 33 vjeçari për “Talent d’Afrique.”.

“Jam i lumtur të qëndroj te Parma dhe jam i lumtur këtu. Nëse do të luaja për Interin, do të ishte një avantazh për mua dhe karrierën time, por është mirë. Të lidhesha me Interin, ishte një krenari për mua.”, tha në fund Gervinho.

Ngjarja paraprake

Ministri bullgar me provokim të ri! “Nëse ka nevojë do të dërgojmë edhe ushtri për t’i rrënuar monumentet”

Ngjarja e ardhëshme

Zgjedhjet në Podujevë, nis shtrimi i asfaltit përpara oborreve

të fundit nga