​E pranon Arteta: Po punojmë për ta rikthyer Wengerin në klub

Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta ka bërë të ditur se ai është duke zhvilluar bisedime direkte me ish-trajnerin e klubit Arsene Wenger për ta rikthyer francezin në skuadër.

Arteta nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të rikthyer Wengerin dhe së fundmi ka vendosur një fotografi gjigante të francezit legjendar në muret e hyrjes në qendrën stërvitore të klubit.

Kur u pyet nëse i ishte bërë një ofertë zyrtare Wengerit për t’u rikthyer, Arteta tha: “Epo, ne kemi qenë në komunikim. E pashë dhe fola me të kur shkuam për të parë filmin (Arsene Wenger: Invincible) dhe ishte jashtëzakonisht e këndshme të bisedoja me të dhe shpresojmë se mund ta ofrojmë këtu”, tha fillimisht Arteta.

“Unë mendoj se ai do të kalonte një kohë të mirë këtu duke marr parasysh respektin që ai ka nga të gjithë në këtë ambient”, shtoi ai.

Megjithatë, trajneri i Arsenalit nuk zbuloi se në çfarë pozite e parashikon kthimin e Wengerit, por tha se ai beson se do të përfitonte shumë nga kthimi i 72-vjeçarit.

“Nuk mund t’ju them tani. Por ajo që mund të them është se do të doja që ai të ishte shumë më afër meje personalisht sepse mendoj se do të ishte një ndihmë e madhe, do të ishte një ndihmë e madhe për klubin”, theksoi Arteta.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

46-vjeçar në Peqin i shkon në shtëpi ish-gruas, pasi e rreh i thyen dhe makinën

Ngjarja e ardhëshme

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas ndahen? Aktorja zgjedh mënyrën më të bukur për të treguar se këngëtari është i saj

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian