​Dy persona shoqërohen në polici, fotografojnë votën në Podujevë

Janë shoqëruar për në stacionin policor në Podujevës, dy persona të cilët dyshohet të kenë fotografuar votën. Policia ka vepruar pas dy thirrjeve që ka marrë nga kryesuesja e qendrës së votimit në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Podujevë, për dy raste që ndërlidhen me dyshime për fotografim të votës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, përveç këtyre dy rasteve, deri tani nuk është raportuar për ndonjë incident tjetër i cili ka kërkuar trajtim nga ana e policisë.

“Deri më tani kemi pranuar dy thirrje nga kryesuesja e qendrës së votimit në shkollën e mesme “Isa Boletini” në Podujevë, për dy raste që ndërlidhen me dyshime për fotografimin e votës. Në të dyja rastet policia ka shoqëruar në stacionin policor personat ndaj të cilëve janë ngritur dyshimet e pretenduara me qëllim të ndriçimit të rrethanave. Ndërkaq nuk është raportuar për ndonjë incident tjetër i cili ka kërkuar trajtim nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kp që po përcjellë votimin në Podujevë, minuta më parë ka raportuar rreth një rasti në shkollën “Isa Boletini”, ku një mërgimtar ka fotografuar votën dhe i njëjti është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka angazhuar rreth 400 zyrtar policor me detyra specifike në procesin e zgjedhjeve që po mbahen në komunën e Podujevës dhe veriut të Mitrovicës, ndërkohë ka edhe zyrtarë të tjerë të angazhuar me detyra të përgjithshme në këto komuna.

Ngjarja paraprake

Viti i mbarë i Taylor Swift

Ngjarja e ardhëshme

​Eriksen dhe Lautaro kërkojnë të largohen nga Interi

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian