​Dita Botërore e Vajzave

Organizata e Kombeve të Bashkuara 11 tetorin e ka përcaktuar si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave.

Kjo është vendosur për herë të parë në vitin 2012.

Kjo ditë ndërkombëtare synon të promovojë trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla si, ligji, të ushqyerit, kujdesi shëndetësor, arsimimi, trajtimi, etj.

Sipas fakteve botërore të mbledhura enkas për këtë ditë, përreth globit, vajzat janë tre herë më shumë të kequshqyera se djemtë. Çdo vit rreth dy milionë vajza të moshës 5 deri në 15-vjeç janë të trafikuara, të shitura ose të detyruara të punojnë në tregtinë e seksit, gjithashtu vajzat vazhdojnë të përballen me pengesa të shumta si në arsim dhe në shërbime të tjera bazë.

Për nder të kësaj dite, sot në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta, të cilat synojnë të promovojnë të drejtat e tyre./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Mot me diell me temperaturë deri në 26 gradë Celsius

Ngjarja e ardhëshme

Moti gjatë ditës në Maqedoninë e Veriut

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian