​Bartomeu mbetet në Barcelonë

Presidenti i FC Barcelona Josep Maria Bartomeu nuk do të japë dorëheqje, raportojnë sonte mediat spanjolle.

Bartomeu gjatë ditës u përfol se mund të hiqte dorë nga detyra në një konferencë, e cila ishte planifikuar nga drejtuesit e gjigantit katalanas pas takimit, por kjo nuk ndodhi.

Sipas Marca, Bartomeu vendosi të mos japë dorëheqjen para skadimit të mandatit të tij, megjithëse ai është nën presionin e rezultateve të këqija dhe se do të presë votën e besimit në klub, e cila është planifikuar në fillim të nëntorit.

Ngjarja paraprake

Jahti i braktisur në Shëngjin, shoqërohet i dyshuari i parë

Ngjarja e ardhëshme

Hajdari: PD dhe PS në banda që luftojnë me njëra tjetrën

të fundit nga