Azerbajxhani ka rikthyer nën kontroll disa pjesë në Nagorno-Karabak, në një përplasje me forcat armene mbi rajonin e kontestuar.
Arajik Harutjunjan, udhëheqësi rajonal i Nagorno-Karabakut tha sot se ushtria e Azerbajxhanit ka arritur të zhvendosë fushën e betejës më thellë në rajonin e konfliktit.
Ushtria armene ka konfirmuar se forcat e Azerbajxhani kanë depërtuar në zona të reja, e cila është hera e parë që Erevani zyrtar njeh përparimin ushtarak të armiqve të tij.
Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev njoftoi në profilin e tij në Twitter se tetë fshatra ishin marrë.
Baku zyrtar njoftoi se ushtria azerbajxhanase fitoi gjithsej 45 vende në Nagorno-Karabak, të cilën ushtria armene e mohoi fillimisht.
Televizioni shtetëror azerbajxhanas tregoi njerëz në rrugë duke festuar me fishekzjarrë.
Armenia ka raportuar disa qindra vdekje që nga fillimi i konfliktit më 27 shtator, ndërsa Azerbajxhani nuk e ka zbuluar shifra, por tha se 43 civilë ishin vrarë.
Aliyev tha për televizionin turk Haber Turk se ofensiva ushtarake e vendit të tij vazhdon, pasi bisedimet e paqes gjatë tre dekadave të fundit nuk kanë çuar në një zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjes mbi rajonin.
Azerbajxhani ka forcuar ushtrinë e tij në vitet e fundit dhe ka thënë vazhdimisht se do të rikthejë Nagorno-Karabakun me forcë. Aliyev gjithashtu theksoi se Turqia, një aleat i Azerbajxhanit, do të luajë një rol më të madh në gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin.