​Arrestohet një ish-zyrtar i Komunës së Prishtinës

Është arrestuar një ish-zyrtar i gjendjes civile në Komunën e Prishtinës.

Ish-zyrtari i gjendjes civile u arrestua me dyshimin se gjatë periudhës 2018-2020 ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke regjistruar disa persona në librin amëz e më pas edhe në sistemin e gjendjes civile.

Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh ka njoftuar se ai është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 2018-2021. Me datë 27.10.2021 Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me prokurorin kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar–ish zyrtar i gjendjes civile në KK-Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur gjatë periudhës së cekur kohore, duke regjistruar disa persona në librin amëz dhe më pas i kishte regjistruar edhe në sistem të gjendjes civile. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh. 

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Rritet numri i rasteve aktive me virus

Ngjarja e ardhëshme

Shpërthimi në Gërdec, dosja për Fatmir Mediun kalon në SPAK

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian