​Ahmeti: Rruga Sllovi-Akllap do të shkurtojë qarkullimin e banorëve të të dy fshatrave

Kanë nisur punimet në ndërtimin e rrugës që lidh fshatrat Sllovi dhe Akllap, të komunës së Lipjanit, vlera e të cilës është 300 mijë euro dhe pritët të përfundojë në vjeshtë të vitit të ardhshëm.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se ndërtimi i kësaj rruge shkurton qarkullimin e banorëve të dy fshatrave, derisa ka falënderuar Ministrin e Infrastrukturës për financimin.

Ahmeti: Rruga Sllovi-Akllap do të shkurtojë qarkullimin e banorëve të të dy fshatrave

“Jemi në Sllovi për fillimin e punimeve të rrugës që lidh fshatin Sllovi me fshatin Akllap. Është një rrugë e kërkuar dhe mirëpritur nga banorët e të dy fshatrave, që lidh një regjion bukur të madh të komunës tonë. Kjo rrugë kushton rreth 300 mijë euro, ndërkaq ka 2 mijë e 700 metra. Prandaj është një projekt që do të duhej të përfundonte në vjeshtën e vitit të ardhshëm. Është projekt 2 vjeçar, që e ka bërë komuna e Lipjanit, ndërsa financimin e ka bërë Ministria e Infrastrukturës. Pra kjo rrugë e shkurton qarkullimin e banorëve të dy fshatrave për të mos kaluar kilometra të tëra”, ka thënë ai.

Ndryshe, kjo është rruga e tretë në komunën e Lipjanit që po fillon sot punimet, derisa gjatë javës pritet të fillojnë punimet edhe për 2 të tjera.

Ngjarja paraprake

"Furnizimi i kufizuar i vaksinave kundër COVID-19 është i mundur deri në fund të vitit"

Ngjarja e ardhëshme

​Malishevë: Shërbimet në kabinetin e radiologjisë, gratë lirohen nga pagesat

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian