​Ahmeti dhe Leli flasin për zhvillimin e turizmit

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka pritur në takim kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, me të cilin kanë diskutuar për shumë çështje por në fokus kishin zhvillimin e turizmit.

Sipas Ahmetit, turizmi sjellë zhvillim më të mirë ekonomik.

Ahmeti ka shkruiar në Facebook se kanë diskutuar edhe për nxitjen e vizitave ndërmjet qytetarëve të komunës tonë dhe Bashkisë së Vlorës që është qytet i historisë së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ka një bregdet të mrekullueshëm.

“Me shumë nderë e pranova ftesen nga kryetari Dr.Leli për vizitë qytetit të Vlorës për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin ndërmjet dy qyteteve”, ka shkruar ai.

Ngjarja paraprake

Korrenti i merr jetën 16-vjeçarit në Berat, i ati në gjendje të rëndë

Ngjarja e ardhëshme

Dimitrov – Koja: Vazhdon mbështetja e OSBE-së në proceset reformuese në sferat e qeverisjes të së drejtës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian